Pas deklaratave tronditëse për të atin, Britney Spears rrëmben fitoren e parë me drejtësinë
Britney Spears pak javë më parë tronditi shtypin rozë me deklaratën për të atin. Ajo u shpreh se marrëveshja me të i ka shkatërruar psikologjinë dhe jetën në tërësi.
Këngëtarja ka vendosur të përballet me drejtësinë për të shkarkuar të atin nga ajo marrveshje që e ka kushtëzuar shumë.
Britney Spears ka arritur një fitore të madhe në çeshtjen e saj pasi gjykatësi e pranoi kërkesën e saj për të punësuar avokatin e vet.
Artistes iu dha leje për të punësuar Mathew Rosengart firma e të cilit ka përfaqësuar si Steven Spielberg, Sean Penn, Ben Affleck dhe Eddie Vedder.
Situata me një avokat të tillë sipas këngëtares është më në favor të saj pasi i ati do ta ketë më të vështirë të ndërhyjë. Megjithatë nga fitorja e madhe i duhet akoma më shumë punë për ta arritur.
Linku: https://people.com/music/britney-spears-requests-mathew-rosengart-as-attorney/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/britneyspears/