Home Travel Pyjet më misterioze nëpër botë…
Pyjet më misterioze nëpër botë…
0

Pyjet më misterioze nëpër botë…

0
0

1) Black Forest, Germany
Që në të vëzhguar të emrit duket qartë që ky pyll është misterioz ose përmban diçka misterioze apo një histori? Ky pyll është i njohur në Gjermani si shtëpia e shumë miteve dhe legjendave. Po nuk është asgjë për t`u friksuar pasi kjo zonë është e mbushur me fshatra përreth dhe me bukuri të veçanta mund të veçojmë për këtë pyll.

 

2) Hallerbos, Belgium
Çdo pranverë ky pyll është i mbuluar me lule ngjyrë vjollcë dhe në këtë mënyrë i bën udhëtarët apo vizitorët që të kenë ndjesinë sikur ecin nëpër përrallë.

 

3) Rata Forest, New Zealand
Pylli në Zelanden e Re e mban këtë emër në saj të emrin të pemës së veçantë nga i cili përbëhet. Është një pyll shumë i veçantë dhe shumë i bukur për t`u eksploruar.

 

4) Crooked Forest, Poland
Ky pyll mund të quhet një prej pyjeve më misterioze në botë sepse askush deri në ditën e sotme nuk kanë njohuri se përsa pemët janë të lakuara në atë formë. Supozohet se 400 pisha janë mbjellë në vitin 1930, dhe flitet për të prodhuar lëndën e natyrshme të drurit për anijet, por asgjë nuk është zbuluar dhe ka ngelur mister.

 

5) Goblin Forest, New Zealand
Nga vet emri që mban ky pyll është unik, llojet e pemëve në këtë pyll janë të veçanta dhe shumë e vështirë që në këtë pyll të depërtojnë lirisht dielli apo rreshtjet e shiut.

 

6) Stanton Moor, UK
Ky pyll i bukur është vendosur në Anglinë veriore e cila është edhe shtëpia e një kënete misterioze e krijuar që nga epoka e bronzit.

 

7) Moss Swamp, Romania
Edhe pse ky vend në Rumani nuk është i njohur plotësisht është një nga bukuritë e natyrës që përbëhet i gjithë vetëm nga myshku. Rumania është e përbërë nga pyje dhe male të shumta prandaj një vizitë për të eksploruar këtë vend nuk do ishte ide e keqe sidomos nëse bëhet fjalë për të vizituar këtë moçal misterioz myshku.

 

8) The Sea of Trees, or Aokigahara, Japan
Ky vend misterioz dhe madhështor njëkohësisht njihet si deti i pemëve sepse përbëhet nga një hapsirë gjigande. Gjithashtu ky pyll është shumë i dendur prandaj aty bllokohen të gjitha zhurmat që vijnë nga jashtë dhe ne po ju sugjerojmë që nëse vizitoni këtë vend të bëni kujdes se mos humbisni pasi aty askush nuk mund t`ju dëgjojë dhe do jetë shumë e vështirë dalja nga ky pyll sepse padisktutim është një labirint i vërtetë.

 

9) Otzarreta Forest, Spain
Është një nga pyjet më të veçanta dhe më të bukura për t`u eksploruar, ngjyrat e pemëve që ka, ndërthuren duke krijuar një pamje përrallore.

 

10) Hoia-Baciu Forest, Romania
Është konsideruar si një nga pyjet më të përhumbura në botë dhe është referuar disa herë si “Bermuda Triangle of Transylvania”. Njerëzit kanë pohuar që kanë parë ufo në këtë zonë, por asnjëri nuk është i sigurt. Legjenda thotë që ka tërheqje të aktivitetit paranormal.

 

Burimi i lajmit: https://www.tentree.com/blog/12-of-the-most-mysterious-forests-in-the-world/

Burimi i fotos kryesore: © veeterzy  https://www.pexels.com/photo/nature-forest-trees-park-38136/