Home ShowBiz ‘Edhe pak ditë na ndajnë’, Stresi zbulon bisedën e veçantë me të ëmën
‘Edhe pak ditë na ndajnë’, Stresi zbulon bisedën e veçantë me të ëmën
0

‘Edhe pak ditë na ndajnë’, Stresi zbulon bisedën e veçantë me të ëmën

0
0

Stresi është një nga reperët më të komentuar të estradës sonë. Ai është mjaft aktiv në rrjete sociale ku shpesh ndan me ndjekësit momente të veçanta familjare dhe jo vetëm.

Së fundmi ai ka postuar një bisedë me nënën e tij, ku ka qenë kjo e fundit e cila i ka dërguar artistit një fotografi nga fëmijëria e tij.

Për nënën fëmijët mbesin gjithmonë të vegjël dhe i trajtojnë me po të njejtin përkushtim.

‘Të ishe dhe njëherë kaq. Sa i mirë. E kujtojë krejt atë kohë’, kanë qenë fjalët e nënës. Stresi ia ka kthyer se është akoma i vogli i saj ku më tej i ka thënë se edhe pak ditë e do ta përqafoj.

Stresi ka treguar gjithmonë se ka një raport mjaft të veçantë me mamin dhe për shkak të largësisë ata nuk ngurojnë ta ndajnë me ndjekësit mallin që ndjejnë.

Linku: https://www.instagram.com/stresi/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CQWU8-igtG7/