Të kesh një vjehërr ëndrrash, Argjira Spanca zbulon raportin e veçantë me mamin e Gracianos
Argjira dhe Graciano janë një ndër çiftet më të dashura për publikun. Së fundmi blogerja kanë qenë të ftuar në emisionin ‘Ftesë në 5’.
Ajo ka ndarë më shumë detaje nga romanca e tyre dhe në këtë mes nuk kishte si të mos fliste për marrëdhëniet me vjehrrat përkatëse.
Ndarja qenka e qartë, mami i Argjirës i jep të drejtë Gracianos. Mami i Gracianos, Ornela mbështet më shumë nusen e shtëpisë.
‘E pritën shumë mirë. Mami e ka njohur Gracianon edhe nga ekrani se si është. Normalisht që në fillim ishte pak dyshuese që ‘Kush na qenka ky? Ku doli ky? Ku e takove? Si e takove?
Mami është e dashuruar pas Gracianos dhe shpesh kur kemi ato sherret e vogla mes nesh, mami mban anën e Gracianos, sepse thotë: ‘Ti je me nerva, ai është çun i mirë, i edukuar, s’ta kthen fjalën’.
Me Ornelën flas çdo gjë. Që nga hallet me shoqet, që nga hallet e punës, që nga hallet me Gracianon, ajo e di çdo detaj, sepse jemi shumë shpesh bashkë.
‘Ornela i tha: ‘Ore do pushosh ti apo të të nxjerr nga shtëpia? Mos ma ngacmo gocën, se mjaftueshëm është e stresuar’. Edhe filloi: ‘Ti je si shpirt, ti do e bësh më së miri, ti do ja dalësh’- rrëfeu Spanca.
Linku: https://www.youtube.com/watch?v=NfQZhp-sTQk
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/ediell_topchannel/