Bashkëshortja e të madhit Kadare ka festuar 78 vjetorin e lindjes dhe dedikimi i partnerit ka qenë padiskutim një nga dhuratat më të bukura që mund të merrte.
Kadare është një nga shkrimtarët më të mëdhenj në vendin tonë he jo vetëm por kur vjen puna tek Helena dhe dashuria e tyre gjithmonë fjalët janë të pakta për të shprehur gjithçka që ndjejnë.
Çfarë ka qenë Helena për shkrimtarin e madh e kuptoni në përgjigjien e mëposhtme.
‘Është gruaja më e afërt e imja në këtë botë. Kështu ka qenë që në fillim të njohjes sonë, e deri tani në mbarim, në këtë pjesë të fundit të jetës. Njeriu më i afërt, që më ka dhënë gjithë gëzimet e kësaj bote, ndaj së cilës ndihem i detyruar për gjithçka. Shumë e vështirë të gjej një fjalë, që përkufizon gjithë lidhjen tonë. Zakonisht për gjërat e bukura të kësaj bote, gjërat e mëdha, gjërat e përjetshme, nuk i përkufizon dot, nuk e durojnë dot përcaktimin në fjalë gjuhësore. Prandaj nuk do ta merrja përsipër një aventurë të tillë’.
Linku: https://www.youtube.com/watch?v=Vrc-B1a1Xvk
Burimi i fotos: ttps://www.google.com/search?q=kad