Njerëzit shpesh janë të prirur që pas ndarjes të gjejnë ngushëllim tek ishi i mëparshëm. Studiuesit e kanë marrë këtë çështje në vëzhgim.
Partnerët priren ta bëjnë atë brenda dy javësh nga ndarja, kur trishtimi për shkak të ndarjes duket se arrin kulmin dhe ata fillojnë të frekuentohen me ishat përkatës.
Në studimin e parë, studiuesit rekrutuan 212 studentë kolegji të cilët kishin kryer marrëdhënie me ishin.
Pjesëmarrësve u është bërë një seri pyetjesh në lidhje me kohën më të fundit që kanë kryer marrëdhënie seksuale, si dhe se si ata mendonin se do të ndiheshin për të pasur marrëdhënie seksuale në të ardhmen.
Në përgjithësi, burrat raportuan më shumë çiltërsi për të bërë marrëdhënie seksuale se gratë. Pavarësisht se kush u nda me kë ose sa tërheqës ishte ata pranuan se janë rikthyer tek ishi për seks. Sipas tyre ata e bënin nga zemërimi për ti treguar ish partneres se çfarë humbi apo anasjelltas.
Në studimin e dytë, studiuesit rekrutuan 92 studentë të kolegjit dhe u kërkuan atyre të gjenin një listë të të gjitha arsyeve të mundshme pse ata ose dikush që ata njohin kanë pasur marrëdhënie seksualeme ishat.
Në total, u shfaqën 292 arsye; megjithatë stgudiuesit theksojnë ato më dominueset.
Për argëtim, mungesa e seksit; për një shans të dytë, vetmia, ndjenjat, inatit, stresit, hakmarrje.
Linku: https://www.cosmopolitan.com/sex-love/
Burimi i fotos: https://www.pexels.com/photo/woman-in-white-tank-top-lying-on-bed-49