Duart e ftohta gjatë gjithë kohës mund të tregojnë më shumë rreth shëndetit tuaj. Studiuesit më poshtë zbulojnë problemet alarmante që mund t’i shfaqen metabolizmit tuaj.
Anemi.
Nëse ndiheni të dobët, të lodhur, keni dhimbje koke dhe duart tuaja janë kronike të ftohta, mund të keni mungesë hekuri në gjak.
Çrregullime tiroidie.
Hipotiroidizmi, ose funksioni i ngadalësuar i tiroides, çon në një ngadalësim të metabolizmit, i cili rezulton në ekstremitete të ftohta ose një ndjenjë të ftohtësisë.
Diabet.
Fërkimi në pëllëmbët dhe shputat e këmbëve dhe i ftohti mund të jenë shenjat e para të diabetit. Diabeti lë pasoja në qarkullimin e gjakut, si dhe në sistemin nervor dhe për këtë arsye shoqërohet me këto dukuri.
Stres.
Kur jemi nën stres, rritet adrenalina që prodhohet në gjëndrat mbiveshkore, ngushton enët e gjakut, kështu qarkullimi është më i dobët, dhe krahët dhe këmbët janë më të ftohta.
Lupusi.
Një tjetër sëmundje autoimune mund të jetë shkaku i duarve të ftohta, dhe ai është lupusi eritematoz sistemik, i cili shkakton inflamacion të kyçeve, tendinëve dhe indeve dhe organeve të tjera.
Linku: https://www.mayoclinic.org/symptoms/cold-hands/basics/causes/sym-20050648
Burii i fotos: https://www.pexels.com/photo/close-up-photo-of-a-person-with-knitted-gloves-forming-a-snowball-6615584/