Home Lifestyle Befasojnë studiuesit, ja si ndjehen meshkujt dhe femrat për përvojat e tyre të para seksuale
Befasojnë studiuesit, ja si ndjehen meshkujt dhe femrat për përvojat e tyre të para seksuale
0

Befasojnë studiuesit, ja si ndjehen meshkujt dhe femrat për përvojat e tyre të para seksuale

0
0

Shumica e të rinjve mendojnë se akti i tyre seksual ka ndodhur në kohën e duhur, por një pakicë e konsiderueshme kanë disa keqardhje.

Pavarësisht nga koha gratë kanë më shumë keqardhje për këtë se sa burrat.

Për disa njerëz akti i parë mbahet mend si i veçantë dhe pozitiv. Ndërsa për të tjerët është një keqardhjeje sepse mendojnë se ka ndodhur shumë shpejt ose me personin e gabuar.

Një studim i kohëve të fundit i botuar në Journal of Sex Research. Nga 6,430 studentë të kolegjit (36% burra, 64% gra) të cilët ishin mesatarisht 20 vjeç. Të dhënat u mblodhën gjatë një periudhe gati 30 vjeçare nga studentë që ndjekin një kurs universitar për seksualitetin njerëzor.

Mesatarisht, akti i parë seksual ka ndodhur ndërmjet moshës 16 dhe 17 vjeç. Në përgjithësi, shumica (57%) mendonin se akti i tyre seksual ndodhi në moshën e duhur, ndërsa 37% dëshironin të kishte ndodhur më vonë dhe 6% dëshironin të kishte ndodhur më herët.

Burrat dhe gratë ndryshonin në mënyrën se si ndiheshin për aktin e parë seksual, me gratë që e perceptonin kohën si më pak të pranueshme se burrat. Megjithatë, është e rëndësishme të theksohet se burrat dhe gratë nuk ndryshonin në moshën mesatare të aktit të parë seksual.

Linku: https://www.psychologytoday.com/us/blog/the-myths-sex/202112/how-people-really-feel-about-their-first-sexual-experiences

Burimi i fotos: pexele.com