Rusia dhe Ukraina drejt negociatave për t’i dhënë fund luftës
0
0
Rusia thotë se është e gatshme të negociojë me Ukrainën.
Për herë të parë që nga sulmi kundër Ukrainës, Rusia duket e gatshme të bisedojë.
Sipas Kremlinit, bisedimet mund të zhvillohen në Minsk, në kryeqytetin e Bjellorusisë. Moska do të dërgojë një delegacion për këtë qëllim, tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.
Më herët, presidenti ukrainas Volodymyr Selenskyj bëri disa propozime për takime. Herën e fundit, ai iu drejtua Putinit duke thënë: “Le të ulemi në tryezën e bisedimeve për të ndaluar vdekjet e njerëzve”.
Linku: https://www.dw.com/
Burimi i fotos: https://www.dw.com/
tags:
fp1