Home ShowBiz Meghan Markle paditet nga e motra, avokati reagon me një deklaratë të prerë
Meghan Markle paditet nga e motra, avokati reagon me një deklaratë të prerë
0

Meghan Markle paditet nga e motra, avokati reagon me një deklaratë të prerë

0
0

Meghan Markle është paditur nga motra e saj për 75,000 dollarë për deklarata të rreme që ajo tregoi për Oprah Winfrey.

Në një dokument gjyqësor, Samantha pretendon se Dukesha e Sussex-it nisi një ‘fushatë të paramenduar për të shkatërruar’ reputacionin e saj dhe të babait të saj.

Ajo pretendon se motra e saj u përpoq të prishte besueshmërinë e tyre në mënyrë që ‘ata të mos mund të ndërhynin ose të kundërshtonin historinë e jetës të sajuar nga Meghan’.

Avokati i Meghan Markle ka reaguar ku e quan ‘absurde’ padinë e motrës Samantha ndaj saj. Samantha pretendon se disa nga kujtimet e fëmijërisë së Meghan gjatë intervistës ishin të sajuara.

‘Kjo padi e pabazë dhe absurde është vetëm një vazhdim i një modeli sjelljeje shqetësuese. Ne do t’i kushtojmë vëmendjen minimale të nevojshme, e cila është gjithçka që meriton,’ i tha ai faqes së lajmeve amerikane.

Linku: https://www.hellomagazine.com/royalty/20220304134603/meghan-markle-reacts-lawsuit-half-sister-samantha/

Burimi i fotos: https://www.hellomagazine.com/