Shfrytëzoi imazhin e personazheve publik, Australia padit Facebook për reklama mashtruese
Australia ka nisur një veprim ligjor kundër kompanisë mëmë të Facebook, Meta, duke pretenduar se lejoi reklama mashtruese për të synuar përdoruesit me miratime të rreme nga personazhe të famshëm.
Gjigandi i teknologjisë ishte përfshirë në “sjellje të rreme, mashtruese ” duke pritur me vetëdije reklamat për kriptovalutat false, tha një rregullator.
Kompania amerikane mund të përballet me gjoba financiare dhe të tjera.
Meta nuk ka komentuar ende, por më parë ka thënë se është e angazhuar të mbajë mashtruesit jashtë platformave të saj.
Komisioni Australian thotë se reklamat në fjalë përdorën algoritmet e Facebook për të synuar përdoruesit e ndjeshëm dhe shfaqnin citate false nga të famshëm australianë.
‘Thelbi i çështjes tonë është se Meta është përgjegjëse për këto reklama që publikon në platformën e saj”, tha në një deklaratë të premten kryetari i ACCC Rod Sims.
Aksioni ligjor, i depozituar në Gjykatën Federale të Australisë, pretendon se Meta e bëri këtë me vetëdije dhe nuk arriti të parandalonte mashtrimet duke përdorur imazhin e personazheve publik.
Muajin e kaluar, miliarderi australian Andrew Forrest nisi një çështje penale kundër Metës për reklama të rreme që përdornin imazhin e tij.
Linku: https://www.bbc.com/news/world-australia-60789802
Burimi i fotos: unsplash.com