Rriten rastet e fëmijëve të infektuar nga salmonela, Ferrero tërheq nga tregu çokollatat ‘Kinder’
Shumë raste infektimi me salmonela janë shtuar tek fëmijët nga vezët ‘Kinder’. Kompania Ferrero ka tërhequr të gjitha produktet nga frika e problemeve shëndetësore.
Ferrero po tërheq nga Gjermania dhe jo vetëm produkte të tjera për fëmijë.
‘Ferrero po punon ngushtë me autoritetin përgjegjës të ushqimit në Gjermani për të zbuluar një lidhje të mundshme me një numër rastesh të raportuara të salmonelës’.
Pothuajse dy javë para Pashkëve, grupi italian Ferrero tërhoqi të martën disa produkte për fëmijë në disa vende evropiane. Autoriteti i BE-së për sigurinë ushqimore EFSA dhe autoriteti shëndetësor i BE-së ECDC kanë filluar hetimet dhe duan të publikojnë një vlerësim në javën e ardhshme.
Deri më tani, 105 raste të konfirmuara të salmonelës dhe 29 raste të dyshuara janë shfaqur, shumica e tyre te fëmijët nën moshën dhjetë vjeç, thanë autoritetet të mërkurën. Në Gjermani njihen katër raste të konfirmuara dhe tre të dyshuara. Përveç Britanisë së Madhe dhe Irlandës, janë prekur edhe Belgjika, Franca, Irlanda, Luksemburgu, Holanda, Norvegjia dhe Suedia.
Linku: https://www.spiegel.de/wirtschaft/service/salmonellen-verdacht-ferrero-ruft-weitere-kinder-produkte-zurueck-a-f4893454-26ae-46ff-a01d-fa98cc3591a1?sara_ecid=soci_upd_KsBF0AFjflf0DZCxpPYDCQgO1dEMph
Burimi i fotos: pexel.com