Humbje e madhe për artin shqiptar, ndahet nga jeta piktori i mirënjohur
Piktori i njohur shqiptar me famë botërore, Omer Kaleshi është ndarë nga jeta në moshën 90-vjeçare.
Kaleshi ishte anëtar nderi i Akademisë së Shkencave dhe Arteve në vendlindjen e tij në Maqedoni të Veriut.
Lajmin e trishtë e ka ndarë miku i tij Luan Rama ku me një postim në rrjete sociale shkruan:
‘Dy ditë parë duke folur me video me Omer Kaleshin më pyeti se kur do të shkoja ta shikoja në shtëpinë e tij në Stamboll. Në fillim të majit, i premtova. Por sot mora vesh se dje miku im i mrekullueshëm nuk do ti shihte më krijimet e tij, pikturën që aq shumë e deshi. Një piktor që nuk punon thua se ka vdekur, më thoshte shpesh në spital si ta ndjente këtë. Dhe kishte të drejtë.
Njëzet vjet më parë kisha shkuar me të të shikonim varrin e prindërve të tij rrethuar nga selvitë jo larg Bririt të Artë. Më së fundi Omer Kaleshi shkoi dje të përshëndesë atin dhe nënën e tij pranë Bririt të Artë, buzë Bosforit.
Atelieri i tij mbeti jetim përjetësisht. Ai nuk do të lutet më para tyre, pasi krijimi për të ishte një lloj lutje. Autoportretin e fundit që la mbi kavalet, mbeti i pambaruar!’
Linku: https://www.facebook.com/luan.rama.35/posts/10158097957987136
Burimi i fotos: https://www.facebook.com/luan.rama.35/posts/10158097957987136