Home ShowBiz A do të kemi një dasmë të madhe, Blerim Destani zbulon detajet e jetës private
A do të kemi një dasmë të madhe, Blerim Destani zbulon detajet e jetës private
0

A do të kemi një dasmë të madhe, Blerim Destani zbulon detajet e jetës private

0
0

Blerim Destani është ndër të paktët aktorë shqiptar që ka arritur të triumfojë në rrang ndërkombëtar.

Artisti është kthyer me një projekt të rëndësishëm ku xhirimet po realizohen në Shqipëri.

Blerimi ishte i ftuar për pak çaste në Shqipëria Live.

Aktori u pyet nëse do të bënte një dasmë të madhe. Ai tha se ende nuk i dihet por sipas tij, një dasmë e madhe do të ishte mjaft mirë.

“Unë nuk e di por ato që më njohin unë jetën private e mbaj private, puna është punë, natyrisht që një dasmë e madhe është mirë të jetë por nuk i dihet. Një dasmë si i bëjmë ne shqiptarët akoma nuk e di”, tha aktori i njohur.

Ndër të tjera ai zbuloi arsyen përse nuk ka mundur të vijë dot në Shqipëri.

‘Ka katër vite që nuk kam qenë në Shqipëri, sidomos në Tiranë. Përparon çdo vit e më shumë. Komplimente për të gjithë ata që e ndërtojnë Shqipërinë. Jam një adhurues i Shqipërisë sidomos i Kosovës. Unë e kam prejardhjen nga Maqedonia dhe një herë në vit mundohem ti vizitoj këto vende por kam xhiruar jashtë dhe së ka rënë rruga të vij këtu por do jem tetë javë në Shqipëri e do të kem kohë ta vizitoj’.

Linku: https://www.youtube.com/watch?v=RjO8NTEkQcA

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/blerimdestani/

tags: