Neritani dhe Alesia ishin një nga dyshet që vijuan njohjen jashtë programit të Për’Puthen.
Gjërat nuk shkuan mirë mes tyre dhe secili ka vazhduar rrugën e tij.
Së fundmi Neritani ka qenë i ftuar N’Zoom ku ka ndarë më shumë detaje nga lidhja e tyre.
“Kur shkojnë e futen në një format të tillë futen për t’i hapur vetes një mundësi në televizion, për të promovuar dhe treguar veten dhe unë po them vetëm diçka edhe unë e dija që ka shumë mundësi mos të gjej dashurinë.
Nuk mund ta nxjerr veten kaq fake sepse unë personalisht kam dalë me një vajzë për 6-7 takime. Sa kohë kam qenë në program, vërtet nuk isha i lidhur që të kryeja marrëdhënie me të apo të hyja në intimitet.
Por e kam përkrahur dhe i kam qëndruar në krah dhe ajo më ka qëndruar më shumë se sa mund t’i qëndrojë dikush partnerit të tij jashtë. Ne s’mund të ishim një çift i mirë dhe i shkëputëm flirtimet por jo respektin dhe mbështetjen për njëri-tjetrin.”
Linku: https://www.youtube.com/results?search_query=nzoom
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/perputhen_tch/