Këngëtarja Mariza Ikonomi gjithmon ka qënë e rezervuar kur vjen puna për të dhënë detaje mbi jetën e saj private.
E ftuar në emisionin e pasdites “Rudina” këngëtarja zbuloi se si ishte njohur me të dashurin e saj, por pa zbuluar identitetin e tij.
“Kemi disa kohë bashkë. Ka qënë një mbrëmje në plazh mes yjesh dhe hënës. Me të gjitha kushtet për të rënë në dashuri”, rrëfen këngëtarja momentin e njohjes me partnerin e saj.
Mes të tjerash ajo pohoi se djali që i rrëmbyer zemrën është një artist në shpirt, por nuk punon në fushën e artit.
E pyetur nga Rudina nëse do të donte të krijonte së shpejti një familje të madhe, artistja pohoi se familja për të është e shenjtë dhe gjithashtu dëshironte të ishte nëna e një vajze.
Link: https://youtu.be/bIsl0C87i7I
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CevZC3qITsd/?utm_source=ig_web_copy_link