U komentua për trupin e ekspozuar, Eliona Pitarka ka një mesazh të rëndësishëm për të gjitha nënat e reja
Aktorja Eliona Pitarka është duke shijuar pushimet me familjen e saj.
Prej aktores nuk mungojnë asnjëherë fotot si ato familjare, por edhe ato ku ajo pozon e vetme.
Kohët e fundit aktorja ka postuar shumë foto me bikini ku ekspozon linjat e trupit perfekt edhe pas shtatzënisë së saj të parë.
Mirëpo ajo është përballur me disa komente negative nga ndjekëset e saj.
Nga Eliona pritej një përgjigje pasi ajo asnjëherë nuk ngurron së biseduari dhe së ndari eksperiencat si një nënë e re me ndjekëset e saj.
“Hahahahaha përse jo? Unë jam një super mama, jam një femer në karrierë , jam një femër qe e dua veten, unë mund ti bëj të gjitha! Nëse nuk ndihem unë e plotësuar dhe e lumtur me veten time, si mund të jem një mama e qetë dhe e mirë ? Duajeni veten mama, mos u ndrydhni e të mendoni që gjjthçka duhet të bëni është të mbylleni në shtëpi e të rrisni fëmijët”-është shprehur Eliona duke dhënë kështu edhe një mesazh për të gjitha nënat e reja.
“Një mama e lumtur, një fëmijë i lumtur!”, është motoja e aktores së humorit.
Linku: https://www.instagram.com/p/CfyYGStDw1u/?utm_source=ig_web_copy_link
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CfreuCZDGaR/?utm_source=ig_web_copy_link