Një debat i nisur pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama për influencerët që mbështetën protestat për Zvërnecin është shndërruar në një përplasje të fortë publike mes ish-banores së “Big Brother VIP”, Dea Mishel, dhe deputetes së Partisë Socialiste, Zegjine Çaushi.
Dea Mishel reagoi ashpër ndaj komenteve të Ramës, duke dalë në mbrojtje të influencerëve dhe duke kritikuar deputeten socialiste. Në reagimin e saj, ajo hodhi akuza të forta ndaj Çaushit, duke vënë në pikëpyetje nivelin e saj arsimor dhe aftësitë e saj në komunikim publik.
Nga ana tjetër, përgjigjja e Zegjine Çaushit nuk ka munguar. Sipas postimeve që po qarkullojnë në rrjetet sociale, deputetja i ka dërguar një mesazh privat Dea Mishelit, ku e ka ofenduar dhe e ka quajtur “shëmtirë”, duke reaguar ndaj ironive dhe kritikave të saj.
Polemika ka marrë vëmendje të madhe në rrjet, ku komentuesit janë ndarë në dy kampe: ata që mbështesin Dean për qëndrimet e saj dhe ata që mbrojnë deputeten socialiste.
Përplasja mes dy figurave publike vijon të jetë një nga temat më të diskutuara në rrjetet sociale, ndërsa reagimet dhe komentet nuk kanë të ndalur.
Burimi;https://www.instagram.com/deamichellee/
Foto:https://www.instagram.com/deamichellee/