Moderatorja e njohur Alesia Bami është një personazh i pëlqyer dhe shumë i ndjekur nga publikun.
Ajo përveç në jetën profesionale është shumë aktive edhe në rrjetet sociale ku nuk mungojnë foto mjaft provokuese duke ekspozuar format perfekte të trupit të saj.
Alesia ka dhënë një intervistë për Panoramën ku ka zbuluar shumë detaje mbi jetën e saj personale dhe profesionale.
E pyetur nga intervistuesi rreth deklaratave se vajzat nuk janë të afta të punojnë si gazetare sportive ajo përgjigjet se sportin e ka pasion. Sipas saj jo vetëm gazetaret sportive por vajzat e bukura në ekran paragjykohen shumë.
“Kam dashur gjithmonë të njihem si moderatore sporti, jo gazetare apo analiste sportive, pra, sa u përket njohurive të përgjithshme jam munduar vit pas viti t’i përmirësoj. Vajzat janë gjykuar gjithmonë, jo vetëm moderatoret e sportit, por çdo vajzë e bukur, pra, nëse ti je e bukur, nuk mund të jesh e zgjuar. Ky paragjykim ndodh gjithmonë dhe është për të ardhur keq kur kritikohesh edhe nga kolege që hasen përditë vetë me këtë paragjykim. Unë e dua sportin dhe për sa kohë e bej me pasion e përkushtim punën time komentet dhe paragjykimet tek unë nuk kanë vlerë”.
Për rivalitetin nga vajzat e bukura në ekran Alesia është shprehur se nuk e ka ndierë këtë gjë shumë pasi ka qënë e angazhuar me punë.
“Patjetër që rivaliteti është shumë i madh. Personalisht nuk e kam ndjerë shumë sepse kam qenë shumë e angazhuar me punë për të analizuar çdo situatë apo person të caktuar. Por gjithsesi nuk jam ndjerë kurrë e “kërcënuar” sepse unë kam qenë gjithmonë e mendimit që çdo vajzë ka bukurinë dhe aftësinë e saj dhe ka vend për të gjitha”
Linku: Panorama.Plus
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/Cfm2UoNt72G/?utm_source=ig_web_copy_link