Home Lifestyle Zbuloni disa metoda natyrale për të reduktuar dhimbjen e gjoksit para menstruacioneve
Zbuloni disa metoda natyrale për të reduktuar dhimbjen e gjoksit para menstruacioneve
0

Zbuloni disa metoda natyrale për të reduktuar dhimbjen e gjoksit para menstruacioneve

0
0

A keni dhimbje dhe ënjtje të gjirit para menstruacioneve? Këto simptoma janë pjesë e sindromës premenstruale. Ndaj do t’iu paraqisim metoda natyrale dhe kura shtëpiake që mund të zvogëlojnë dhimbjen e gjoksit para menstruacioneve.

Fillimisht do t’iu tregojmë arsyet pse dhimbja e gjoksit shfaqet para dhe gjatë periodave?

Dhimbja e gjirit ndodh për shkak të sekretimit të hormonit seksual kryesor femëror, Estrogjenit dhe progesteronit, të cilat zmadhojnë gjendrrat e qumshtit. Këto hormone janë shkaktaret kryesore që gjinjtë tuaj të ndjejnë dhimbje gjatë periudhës dhe ciklit paramenstrual.

1. Mjalti

Shtoni 5-6 pika mjaltë në ujë të vakët.  Trazoni masën dhe aplikojeni në gjoks.Gjithashtu mund të përzieni mjaltin me shafranin e Indisë dhe ta përdorni në gjoks.

Përfitimet e mjaltit

Mjalti është një ilaç natyral ushqimor i njohur për vetitë e tij efektive anti-inflamatore dhe anti-bakteriale. Mjalti përdoret si një ilaç për të reduktuar dhimbjen e gjoksit para menstruacioneve. Gjithashtu ndihmon në parandalimin e infeksionit ose dhimbjes së mëtejshme

2. Ushqimet që ndihmojnë në lehtësimin e dhimbjeve të gjokësit

Përpiquni t’i përfshini këto ushqime në dietën tuaj ditore për të qetësuar dhimbjet

Perime jeshile, kikirikët,lajthia, karotat, banane, avokado, spinaqi, misër dhe ulliri.

3. Ushqimet që duhen shmangur:

Këto ushqime tentojnë të përkeqësojnë gjendjen tuaj

Ushqimet e kripura, margarinë, ushqime e skuqura, mish i kuq

4. Xhenxhefil

Përbërësit janë: ujë një lugë gjelle piper të zi dhe një lugë çaji mjaltë.

Merrni xhenxhefil të freskët dhe priteni në 6-7 pjesë Ngroheni ujin derisa të fillojë të ziejë Shtoni copat e xhenxhefilit dhe kokrrat e piperit dhe mbyllni enën me një kapak.Lëreni të ngrohet për 5-10 minut. Kullojeni dhe shtoni mjaltin

Përfitimet e xhenxhefilit:

Xhenxhefili është i pasur me veti anti-inflamatore dhe analgjezike dhe është një ilaç shumë i fuqishëm. Ai ndihmon në reduktimin e ënjtjes dhe dhimbjes së gjinjve..

5. Vajra esenciale, Vaj menteje

Shtoni tetë pika vaj menteje në një gotë ujë. Përziejini mirë dhe ruani ujin e mentës në frigorifer. Lagni leckën ose pambukut në ujin e ftohtë të mentës. Aplikoni vajin esencial në gjoks dhe thithka.

Përfitimet e vajit të mentes:

Vaji esencial i mentes është i mbushur me veti të fuqishme anti-inflamatore dhe antiseptike që vepron në mënyrë të mrekullueshme për të reduktuar dhimbjen e gjoksit para menstruacioneve.

6. Kompresa e nxehtë dhe e ftohtë

Përdorimi: Merrni një peshqir të pastër pambuku, një tas me ujë të ngrohtë dhe kube akulli. Lyejeni në ujë të ngrohtë dhe shtrydhni ujin e tepërt. Lyeni butësisht gjoksin tuaj. Bëjeni 3-4 herë në ditë për rezultate më të mira.

Përfitimet e kompresës së nxehtë dhe të ftohtë:

Kompresa e nxehtë dhe e ftohtë është një nga kurat natyrale, më efektive dhe më të arritshme për të reduktuar dhimbjen e gjoksit para menstruacioneve. Kompresa e nxehtë redukton ënjtjen dhe dhimbjen e gjoksit. Kompresa e ftohtë përdoret për të mpirë dhe zhdukur dhimbjen e shkaktuar nga sindroma premenstruale. Të dyja këto kompresa veprojnë për të lehtësuar dhimbjen e gjirit midis periodave dhe dhimbjen dhe gungën e gjirit gjatë menstruacioneve.

Linku: https://howtocure.com/how-to-reduce-breast-pain-before-period/

Burimi i fotos: freepik.com

tags: