Home Lifestyle Plane madhështore për të lindurit e kësaj shenje, horoskopi 17 korrik 2022
Plane madhështore për të lindurit e kësaj shenje, horoskopi 17 korrik 2022
0

Plane madhështore për të lindurit e kësaj shenje, horoskopi 17 korrik 2022

0
0

Dashi

Dita e stome premton të jetë një ditë e qetë në të cilën mund ta trajtoni veten me një pushim rigjenerues nga përditshmëria juaj. Mundohuni të mos krijoni tensione në dashuri ose familje.

Demi

Kjo ditë do të jetë një përfundim i shkëlqyer për një javë disi të luhatshme. Në orët e ardhshme do të mund të përjetoni momente të këndshme, të bëni plane argëtuese, tani që dëshira për të eksperimentuar është rikthyer. Nëse dikush kohët e fundit është përpjekur t’ju vërë në provë, injorojeni. Sjellja e tij diktohet vetëm nga zilia ndaj jush.

Binjakët

Nesër do të duhet të jeni shumë të kujdesshëm, veçanërisht në dashuri. Hëna në aspektin e kundërt mund t’ju shkaktojë pak mërzi. Përpiquni të mos e kundërshtoni atë duke mbajtur një qëndrim shumë të dukshëm. Mos e teproni! Mundohuni të shmangni sjelljet kundërshtuese dhe qëndroni me këmbë në tokë.

Gaforrja

Kjo ditë do të jetë një tjetër ditë e mrekullueshme që do të nxisë zgjimin e ndjenjave. Ju keni filluar të ndjeni praninë e afërt të Venusit. Pas pak orësh do të zbresë në shenjën tuaj dhe do t’i japë një shtysë të re jetës suaj romantike. Edhe ata që kanë qenë vetëm për një kohë të gjatë do të mund të ndiejnë dëshirën për t’u rikthyer në lojë, për të pasur takime interesante.

Luani

Të gjitha tensionet e kaluara më në fund do të kapërcehen dhe do të mund të shijoni një të dielë të këndshme. Është koha për të menduar më shumë për dashurinë gjatë muajit gusht, kur do të mirëpritni Venusin në qiellin tuaj dhe gjithçka do të ndryshojë.

Virgjëresha

Dita e sotme do të jetë një tjetër ditë për t’u përballur me vështirësi. Hëna e kundërt mund t’ju bëjë nervoz, në ankth ose shumë debatues. Mundohuni të jeni shumë të kujdesshëm ose do të përfundoni duke pasur një diskutim të nxehtë në familje. Më mirë të shmangni çdo provokim. Nga e hëna do të kthehet humori, dhe bashkë me të gjitha mendimet poztive dhe ditët e bukura.

Peshorja

Dita e sotme do të jetë një ditë për ta shfrytëzuar sa më shumë për t’u sqaruar në dashuri. Fatkeqësisht, nga e hëna, Afërdita do të lëvizë në një pikë të kundërt në qiell. Më mirë të mos arrish atje me ndonjë punë të papërfunduara, me keqkuptime të paqarta. Përfitoni nga orët e ardhshme për t’i treguar të tjerëve pse ju kanë lënduar ose zhgënjyer.

Akrepi

Sot do të keni një Hënë madhështore në krah dhe pas pak orësh Afërdita do të jetë sërish në favorin e  shenjës suaj. Këto ditë janë premtuese për dashurinë. Edhe ata që janë vetëm duhet të përfitojnë nga kjo dhe të fillojnë të shikojnë përreth. Do të jenë gjithashtu ditë interesante për të bërë zgjedhje të guximshme dhe vendimtare.

Shigjetari

Hëna vazhdon të jetë ende në kundërshti me shenjën tuaj. Do t’ju duhet t’i kushtoni vëmendje të veçantë, sepse rreziku për të shpërthyer dhe për të diskutuar me dikë, qoftë edhe vetëm nga mërzia, do të jetë shumë i lartë. Kujdes i dyfishtë do të nevojitet për marrëdhëniet e lëkundshme. Të hënën, Afërdita do të arrijë një pikë më të mirë në qiell dhe do t’u japë mbështetje çifteve të dashuruara.

Bricjapi

Ju pret një tjetër ditë shumë e bukur përsa i përket dashurisë dhe miqësisë. Në frontin e punës, jo gjithçka ështëduke shkuar mirë. Disa projekte mund të ngecin ose duhet të ndryshoni diçka në mënyrën se si i trajtoni gjërat. Në vitin 2023 përpjekjet tuaja do të shpërblehen.

Ujori

Sot do të keni një dëshirë të papërmbajtshme për të bërë diçka të çmendur dhe argëtuese, të merrni fluturimin e parë në dispozicion dhe të shkoni kush e di se ku. Idealja do të ishte të kishit pranë vetes dikë po aq të çmendur sa ju. Vetëm kini kujdes dhe mos e mbani kokën shumë mbi re, sepse Marsi është në kundërshti me shenjën tuaj dhe mund t’iu shpërqendrojë disi.

Peshqit

Dita e sotme premton të jetë një përfundim i shkëlqyer i javës me Hënën në shenjë. Kjo nuk do të favorizojë vetëm dashurinë. Në këtë ditë do të mund të shprehni kreativitetin tuaj, të filloni ndonjë projekt të ri ose të gjeni një zgjidhje efektive për një problem të rëndësishëm. Nga e hëna, edhe Afërdita është sërish aktive: një kohë e shkëlqyer për marrëdhënie.

Linku: https://www.superguidatv.it/oroscopo-paolo-fox-di-oggi-le-previsioni-di-domenica-17-luglio-2022/

Burimi i fotos: pexels.com