Home ShowBiz “S’më besonin, por ja ku jam sot”, Florian Marku vjen me rrëfimin e rrallë për jetën e tij
“S’më besonin, por ja ku jam sot”, Florian Marku vjen me rrëfimin e rrallë për jetën e tij
0

“S’më besonin, por ja ku jam sot”, Florian Marku vjen me rrëfimin e rrallë për jetën e tij

0
0

Kampioni shqiptar i boksit, Florian Marku pavarsisht se në sportin e tij merr gjithmon vëmendje me fitoret e shumta, nuk e shohim shpesh të bëj intervista.

Mirëpo së fundmi kamponi “ka hapur zemrën” duke ndarë për publikun disa momente nga jeta e tij në një intervist, të cilën e ka publikuar në llogarinë e tij në Facebook.

Ai ka rrëfyer se për shkak të pasionit për boksin ai e ka lënë shkollën tepër herët në moshën 14-15 vjeçare edhe pse gjithë familjarët e tij ishin kundër.

“E kam lëne shkollën ne moshën 14-15 vjeçare, për t’iu dedikuar 100% sportit të boksit. Asokohe i thashë familjes time se për këtë vendim që mora do të shpërblehem një ditë, pasi do te paguhem mirë nga ky sport dhe do të jetojmë më mirë. Asokohe familja ime s’më kuptonte, por ja ku jemi sot. Familja ime është më shumë se kurrë pranë meje, më kupton dhe më mbështet”, rrëfen Marku.

Përtej boksit ai ka zbuluar gjithashtu edhe detaje në lidhje me karakterin e tij.

Ai u shpreh se do të donte të ishte tip më i qetë, pasi edhe në jetën e përditshme është gjaknxehtë ashtu sikurse është  edhe në sportin e boksit.

“Do të dëshiroja të isha më i qetë. Si në sportin e boksit ashtu dhe në jetën e përditshme. Të mos isha flakë, ashtu siç i themi ne, gjaknxehtë.”

Linku: https://www.facebook.com/markuflorian.1

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/Ca9ew2tKfFD/?utm_source=ig_web_copy_link