Fansi prej 12 vitesh në koma si pasojë e përplasjes së grupeve të repit, ja çfarë thotë Noizy
Noizy ka folur për sherret e të shkuarës mes grupeve të reperëve. Fatkeqësisht këto kanë lënë pasoja të rënda tek fansat e tyre. Në atë përiudhë ata simpatizonin dhe bënin sherr mes tyre
Një i ri i quajtur Denis Dollapi u plagos me 11 thika në trup më 28 Prill të vitit 2010, pranë gjimnazit “Sami Frashëri” të Tiranës.
Noizy ka folur për rastinnë fjalë ku shpreh keqardhje të madhe.
‘Përveç neve që kishim problemet tona, dhe ndjekësit tanë kishin probleme në klasa, në rrugë. Incidenti ka qenë se dy fansave të grupeve tona dhe fatkeqësisht një nga djemtë e palës tjetër ndodhet në koma. Unë ashtu nuk dua të shoh as armikun më të madh. Është për të ardhur keq’, tha reperi.
Linku: https://www.youtube.com/watch?v=AKg00p8M4K0&t=3s
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/noizy/