Aktori i njohur akuzohet për ngacmim seksual, ja kur do të përballet në gjykatë
Aktori Gary Busey po përballet me akuza për sjellje të pahijshme seksuale në një konventë në New Jersey, raportojnë mediat e huaja.
Policia lëshoi një deklaratë duke njoftuar se aktori do të përballet me katër akuza: dy akuza për kontakt seksual kriminal, një për tentativë për kontakt seksual dhe një për ngacmim.
Policia në Nju Xhersi po kërkon ndihmën e publikut në hetimin e tyre.
Busey, 78 vjeç, i njohur për rolet e tij në filmat “The Buddy Holly Story” dhe “Point Break”, ishte një personazh i famshëm në konventën e mbajtur nga 12 deri më 14 gusht.
Tre gra janë paraqitur duke pretenduar se Busey i ka prekur në mënyrë të papërshtatshme gjatë një takimi dhe përshëndetjeje, tha shefi i policisë Cherry Hill, Robert Kemp.
Policia nuk ka pasur asnjë kontakt me përfaqësuesit ligjorë të aktorit. Busey është planifikuar të paraqitet në Gjykatën e Lartë në fund të muajit, tha Kempf.
Linku: https://abcnews.go.com/US/gary-busey-charged-sex-offenses-incidents-horror-convention/story?id=88635802
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CPWUag-htg8/