Home ShowBiz Tensione në Për’puthen, Arjan Konomi dhe Neda Balluku kalojnë në ofendime personale
Tensione në Për’puthen, Arjan Konomi dhe Neda Balluku kalojnë në ofendime personale
0

Tensione në Për’puthen, Arjan Konomi dhe Neda Balluku kalojnë në ofendime personale

0
0

Për’puthen përveçse është një emision dashurie, në të nuk mungojnë debatet dhe tensionet e vazhdueshme.

Në puntatën e kaluar, në studio këtë here debate ishte tepër i ashpër mes dy opinionistëve të emisionit Arjan Konomit dhe Neda Balluku.

Të dy opinionistët u dukën se mbartnin prej kohësh mëllefe për kunjat që i kishin hedhur njëri-tjetrit gjatë programit.

Mirëpo gjithçka nisi kur ata nisën duke diskutuar për rininë shqiptare.

Debati degradoi deri në ofendime personale kundrejt njëri-tjetrit, ndaj u desh ndërhyrja e Orit që të qetësonte situatën e tensionuar.

Neda: Fjalia e parë që the në emision ishte “Ku e gjetët”? Më gjetën o Zotëri. Më gjetën aty ku humbe ti

Arjani: Unë e thashë për batutë. Unë bëra batutë dhe e thashë me të qeshur.

Neda: Ishte batutë? Bëje si burrat dhe…

Arjani: Kjo e paska me mua…Meqë po e zgjat dhe nuk je e vetëdijshme për atë që the…

Neda: E ke tipike këtë që thua ti sepse gocat për ty ose kanë probleme me veten, ose nuk janë të ndërgjegjshme

Arjani: Pate pafytyrësinë më të madhe javën e kaluar ku më the se këta janë rinia e televizionit e jo rinia e Tik-Tok. Po unë njoh rininë e Tik-Tok, rininë e televizionit, rininë e rrugës, rininë e dështuar, rininë e suksesshme. I njoh të gjithë.

Ti që më vjen nga Big Brother më vjen këtu mua e më tregon rininë. E kupton se çfarë kurajo të pacipë që ke ti…

Neda: Ik bëj ndonjë reklamë te Medreseja, ik bëj.

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/perputhen_tch/

Linku: https://youtu.be/NpxqAWdQHRk