Harry nuk ndalon së trazuari polemikat në familjen mbretërore.
Detaje të shumta tronditëse ka zbuluar në librin e publikuar së fundmi.
Në një moment ai zbuloi si parfumi i Princesh Dianës e ndihmoi Harryn në terapinë e tij.
Aroma e preferuar e Princeshës Diana u bë një aromë e veçantë edhe për Princin Harry.
Në kujtimet e tij të publikuara së fundmi, Duka i Sussex kujtoi parfumin e preferuar të nënës së tij në një seancë terapie, ndërsa përpunonte pikëllimin e tij pas vdekjes së saj të parakohshme.
Nuhatja e kësaj arome e ndihmoi Harryn ta kalonte më lehët momentin e vështirë.
“Kam lexuar diku se aroma është shqisa jonë më e vjetër dhe që përshtatet me atë që përjetova në atë moment, imazhe që dalin nga ajo që ndihej si pjesa më parësore e trurit tim.”
Aroma në fjalë përmban nota kryesore të zymbylit, trëndafilit, jaseminit, qelibarit dhe drurit të sandalit.
Princesha Diana ishte e njohur për dashurinë e saj ndaj aromave.
Linku: https://pagesix.com/2023/01/11/prince-harry-brought-princess-dianas-perfume-to-therapy/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/meghan.markle.official/