Home ShowBiz Pas problemeve shëndetësore Madonna reagon në rrjete sociale
Pas problemeve shëndetësore Madonna reagon në rrjete sociale
0

Pas problemeve shëndetësore Madonna reagon në rrjete sociale

0
0

Madonna kaloi një moment delikat shëndetësor pasi pësoi një infeksion ‘serioz’ bakterial.

Turneu i këngëtares pop në 35 qytete Celebration ishte planifikuar të fillonte në 15 korrik ëpor u ndërpre.

“Madonna zhvilloi një infeksion të rëndë bakterial që çoi në një qëndrim disaditor në ICU,” shkroi ai. “Shëndeti i saj është duke u përmirësuar, por ajo është ende nën kujdesin mjekësor. Pritet një rikuperim i plotë.

“Në këtë kohë do të na duhet të ndalojmë të gjitha angazhimet, që përfshin turneun.

“Ne do të ndajmë më shumë detaje me ju sapo t’i kemi, duke përfshirë një datë të re fillimi për turneun dhe për shfaqjet e riplanifikuara.”

Fansat dhe miqtë i kanë dërguar këngëtares mesazhe motivuese kudo në rrjet duke i dhënë kurajo në këtë moment të vështirë.

Këngëtarja është rikthyer në rrjete sociale me një postim dhe falenderim për tgë gjithë.

‘Një trëndafil i vetëm mund të jetë kopshti im. Një mik i vetëm bota ime. Faleminderit’, ka shkruar ajo në Instagram.

Linku: https://www.instagram.com/p/Cu2EBVDPbQ9/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/madonna/

tags: