Ndërsa njerëzit si Elon Musk po përgatiten për qëndrimin ndërplanetar duke filluar me Marsin, ndoshta edhe Hënën, Arabia Sudite është duke ndërtuar diçka jashtëzakonisht futuriste. Një megaqytet, infrastruktura e të cilit do të jetë 200 metra e gjerë, 500 metra mbi nivelin e detit dhe mbi 170 km e gjatë që do të ketë një pamje të jashtme të pasqyruar.
Në materialin promovues shihen dy rrokaqiejt e mbuluar me pasqyrë që shtrihen mes një zone të shkretëtirës dhe terrenit malor, duke siguruar kështu një strehë për 9 milionë njerëz.
Me pak fjalë, ekonomistët, arkitektët dhe analistët nuk janë plotësisht të sigurt. Kaq ekstravagant është plani i Arabisë Saudite për të krijuar një utopi urbane saqë edhe ata që punojnë në projektin, i njohur si “The Line”, nuk e dinë ende nëse shkalla dhe shtrirja e tij mund të realizohen ndonjëherë.
Për ata që ishin skeptikë, por edhe për mbështetësit, këtë javë kishte më shumë njohuri për ambicien e jashtëzakonshme të zhvillimit – qendra e vendit futuristik Neom pranë Gjirit Akaba – pasi që princi i kurorës së mbretërisë, Mohammed bin Salman, përshkroi aspektet qendrore të asaj, që ai synon të jetë një nga zhvillimet më ambicioze urbane të ndërtuara në kohët moderne.
Linku; https://www.dezeen.com/2022/07/26/neon-170-kilometre-long-skyscraper-city-saudi-arabia/
Foto: Freepek.com