Dashi
Dita e sotme premton zhvillim dhe rritje. Është një kohë vendimesh, por edhe argëtimi për ata që duan të jenë të zënë. Marrëdhëniet e ndërlikuara të dashurisë do t’ju tërheqin, por Afërdita do të sjellë gjykim dhe qetësi me aspektin e saj të bukur. Nëse e doni njëri-tjetrin, është koha për të bërë një hap të madh përpara.
Demi
Emocionet janë të ndrydhura në aspektin e ndjenjave dhe kjo nuk iu jep mundësi për energji pozitive. Do të ketë disa të reja në aspektin e punës por kujdes me zgjedhjet që bëni. Shëndeti është i qëndrueshëm.
Binjakët
Mos mendoni shumë për zhgënjimet e vogla. Është një ide e mirë të bëni një pushim gjatë kësaj kohe për t’i dhënë vetes pak kohë. Nëse keni një problem për të zgjidhur, prisni të paktën deri në datën 28 përpara se të veproni.
Gaforrja
Momente të veçanta vijnë në aspektin e dashurisë. Në punë do të bëni lëvizje të papritura. Sot iu pret një ditë argëtuese me miqtë. Puna mund të presë për më vonë.
Luani
Aftësitë tuaja drejtuese mund të hapin mundësi të reja në punë. Shëndeti do të përmirësohet nëse i jepni përparësi ekuilibrit mes mendjes dhe trupit. Kalimi i Venusit tregon se fati në dashuri dhe pasion mund të kthehen papritur.
Virgjëresha
Do të jeni më gati se kurrë për një hap të fortë në dashuri. Në punë dhe biznes gjërat po ecin qetë. Me shëndetin mundohuni të mos e teproni pasi do të keni pasoja.
Peshorja
Ndjenjat tuaja kanë nevojë për një tronditje, ndoshta një takim të ri. Në punë lajmet nuk do të vonojnë të vijnë. Shëndeti është më i qëndrueshëm se më parë.
Akrepi
Ekziston një vijë e hollë midis miqësisë dhe dashurisë, ndoshta ju jeni gati ta kaloni atë me një person. Puna paraqet sfida stresuese për ju. Shëndeti është më mirë se më parë.
Shigjetari
Festa nuk do të mungojë për këtë shenjë. Do të bëni takime të reja të papritura. Puna do të përmirësohet vetëm me vullnet. Mos e lini në hije kujdesin ndaj shëndetit.
Bricjapi
Gjërat ndryshojnë, dhe ju ndryshoni me to, edhe dashuria është e tillë. Puna nga ana tjetër, është gjithmonë e njëjtë. Një mundësi e mirë mund ta ndryshojë rrjedhën.
Ujori
Kohët e fundit nuk ka alternativa, ndjenjat janë të mërzitshme dhe të rralla. Puna do të rikthehet në kapacitet të plotë në shtator. Një krizë e papritur mund të vijë për çiftet.
Peshqit
Dashuria po vjen për beqarët. Për të dashuruarit mund të kemi luhatje. Puna në shtator do të pësojë një kthesë vendimtare. Shëndeti ka nevojë për kujdes.
Linku: https://www.superguidatv.it/oroscopo-paolo-fox-weekend-le-previsioni-di-oggi-sabato-12-agosto-2023/
Burimi i fotos:pexele.com