Home ShowBiz Nga shkëputja në muzikë tek raporti me Lyrical Son, MC Kresha flet hapur
Nga shkëputja në muzikë tek raporti me Lyrical Son, MC Kresha flet hapur
0

Nga shkëputja në muzikë tek raporti me Lyrical Son, MC Kresha flet hapur

0
0

MC Kresha dhe Lyrical Son nuk i kanë shpëtuar kamerave të Pushime On Top.

Dyshja kanë treguar se verën e kanë pasur të ngjeshur me punë por nuk kanë munguar dhe pushimet. Ata janë pyetur për miqësinë e tyre dhe kanë treguar se kanë zënka të vogla por që gjithmonë i ulin tensionet mes tyre.

Kresha në një moment u diskutua se do të largohet nga muzika por së fundmi ka sqaruar deklaratën.

‘Ishte përgjigjja e një pyetjeje gjatë një interviste. Thashë, kismet, kur të ndalem, nuk do të bëj me rep, sepse muzika rep, mendoj që i takon një periudhe kohore. Kështu ka qenë përgjigjja”, – thotë Kresha duke shtuar se për ne është e vështirë të japësh intervista, sepse fjalët mund të “rrëmbehen” dhe keqinterpretohen. Është e vështirë te ne edhe të japim intervista, sepse i nxjerrin fjalët nga konteksti dhe krijojnë një fjali të re me fjalët e tua.

Është një lloj inteligjence artificiale për klikime, dhe i kuptoj. Por nuk është se më intereson. Sepse nuk mendoj se do merrem me hip hop gjithë jetën time’.

Linku: https://www.youtube.com/watch?v=FJjfdppZw5w

Burimi i fotos:https://www.instagram.com/p/B0ytnN1hMrF/