Home Lifestyle Zbulo nëse karakteri yt i fortë ‘i tremb’ të tjerët
Zbulo nëse karakteri yt i fortë ‘i tremb’ të tjerët
0

Zbulo nëse karakteri yt i fortë ‘i tremb’ të tjerët

0
0

Nëse ke një personalitet të fortë, nuk është diçka kaq e mirë sa e mendojnë të gjithë. Disa do të urrejnë, disa do të jenë xhelozë dhe disa do të tremben për personalitetin tënd. Mos e ndrysho mënyrën se si je! Ji vetvetja në çdo moment, por përpiqu edhe të dallosh mënyrën se si karakteri yt ndikon tek personat rreth teje.

Ji i vetëdijshëm për personat që lejon të bëhen pjesë e jetës tënde

Edhe pse nuk i ke të gjitha përgjigjet, apo nuk i di gjithë gjërat që do të doje të dije, i ke pak a shumë idetë të qarta se çfarë dëshiron në jetë. E di se si ta dallosh nëse një person është i ndershëm, apo jo.

I urren, i shmang bisedat paragjykuese dhe fjalët e tepërta

Pëepiqu që të shmagësh bisedat paragjykuese dhe fjalët e rënda.  Nëse ke një personalitet të fortë, ti do e dish shumë mirë si t’i shmangësh biseda të tilla. Një gjë të tillë do ta bësh me mjaft finesë, duke e bërë edhe personin tjetër të kuptojë se është duke bërë gabim që po i mban të tjerët në gojë.

Nuk e toleron aspak mungesën e ndjeshmërisë, të tolerancës, apo praninë e injorancës

Këto janë sjellje që nuk të pëlqejnë aspak dhe je kundër gjithë atyre që i propagandojnë në shoqëri. Je mjaft i qartë lidhur me mospranimin e sjelljeve të tilla dhe e shpreh hapur këtë gjë, shpesh duke i vënë të tjerët në siklet, pasi kështu mendon se ata do të reflektojnë dhe nuk do i praktikojnë më të tilla sjellje.

Mos ki frikë

Ke një dhunti të veçantë për të përballuar situatat stresuese dhe për të menaxhuar frikërat e tua. Jo të gjithë e kanë vetëdijen, apo aftësinë për t’i pranuar dhe për t’i kaluar frikërat e tyre. Përpiqu të mos i gjykoosh ata që nuk e kanë arritur një gjë të tillë. Mos i ushtro presion për të bërë edhe ata të njëjtën gjë si ty dhe për t’i përballuar frikërat e tyre.

Linku: https://www.lifehack.org/345591/8-signs-you-have-strong-personality-that-might-scare-some-people

Foto: Freepek.com

tags: