Home Lifestyle Disa arsye të forta përse duhet të zgjoheni në 6 të mëngjesit
Disa arsye të forta përse duhet të zgjoheni në 6 të mëngjesit
0

Disa arsye të forta përse duhet të zgjoheni në 6 të mëngjesit

0
0

Nëse jeni një gjumash apo gjumashe, sot kemi lajme të këqija për ju. Po, sepse ngritja nga gjumi herët në mëngjes, mund të jetë vërtet shumë e dobishme. Jo vetëm për trupin tuaj, por edhe për mendjen.

“Nuk duhet të flemë për të për të pushuar, duhet të flemë për të ëndërruar. Sepse ëndrrat ekzistojnë për t’u realizuar”. – Walt Disn

Më poshtë ju sjellim pesë arsye të forta përse është shumë e dobishme të ngrihesh herët në mëngjes. Është një nga ata veprime, të cilët shpesh mund të bëjnë dallimin mes suksesit dhe dështimit. Dhe nuk e themi ne. E thonë ata që suksesin në jetë e kanë njohur tashmë.

1- Më shumë kohë në dispozicion, për të menduar për atë që dëshiron dhe për t’u organizuar!

Të kesh kohë për të organizuar ditën thjeshton jetën. Disa studime shkencore kanë treguar se truri ynë punon më mirë në orët e hershme të mëngjesit. Prandaj, përfitojmë nga këto orë për të ushtruar kontrollin tonë mendor dhe për të forcuar emocionet dhe vullnetin.

2- Mundësia për të organizuar ditën në mënyrë optimale!

Një përforcim i konceptit të mëparshëm, por me theks të veçantë në temën e kohës. Gjithmonë e tendosur, gjithmonë shumë pak, për aspektet e shumta të ditës që jetojmë. Kur ju e dini se mund të mbështeteni në disa orë para se të filloni një ditë të ngarkuar, ju lejon ta organizoni atë më mirë dhe me më pak stres.

3- Është koha e përsosur për t’u angazhuar në stërvitje fizike ose mendore!

Kujdesuni për një hobi, thelloni më tej një temë personale, shkoni për një vrapim ose bëni ndonjë stërvitje në shtëpi. Mund të përdorni orët e para të mëngjesit për të kryer gjithë ato aktivitete, për të cilat gjatë ditës nuk mund të gjeni hapësirë.

4- Organizoni një mëngjes perfekt!

Të gjithë e dimë rëndësinë e mëngjesit. Një studim i Johns Hopkins Bloomberg School of Public Health ka treguar se një mëngjes i shëndetshëm sjell përfitime të mëdha për trupin, shpirtin dhe mendjen.

5- Është sekreti i njerëzve të suksesshëm!

Kushdo që dëshiron të përparojë ka nevojë të ngrihet herët në mëngjes. Shumë nga njerëzit që kanë arritur sukses të mirë personal dhe profesional kanë zakon të zgjohen para orës 6:00. Themeluesi i Twitter Jack Dorsey konfirmoi në një intervistë për “New York Magazine” se dita e tij fillon në orën 5:30. Përdorni orët e hershme të mëngjesit për të medituar dhe për të ecur disa kilometra Sipërmarrësi i Virgin Group Richard Branson, në një intervistë me Business Insider, konfirmoi se ai zgjohet në orën 5:45 për të luajtur sporte dhe për të ngrënë një mëngjes të mirë.

Linku: https://exploringyourmind.com/5-reasons-wake-6-m/

Foto:Freepek.com

 

tags: