Kim dhe Kourtney Kardashian nuk po gjejnë dot paqe me njëra-tjetrën.
Gjithçka nisi për shkak të dasmave të tyre përkatëse. Teksa Kourtney e akuzoi Kim se kishte shfrytëzuar dasmën e saj me Travis, për të bërë biznes me “Dolce&Gabbana”. Kështu Kim “plasi bombën” dhe tha se Kourtney i ka kopjuar dasmën me Kanye West, të cilën të dyja e zhvilluan në Itali dhe morën si këngëtar Andrea Bocelli-n.
Episodi i ri i “The Kardashians” në “Hulu” shfaq tension mes vajzave, teksa gjatë një telefonate Kim dhe Kourtney shprehen:
“Je e lumtur? Je një tjetër njeri, ti na urren. Ne thjesht po e). Ti i mendon gjërat dhe mërzitesh. Edhe unë i mendoj dhe mërzitem”- Kim.
“Ti je thjesht një shtrigë dhe të urrej”- Kourtney.
Për këtë situatë reagon më pas Khloe, e cila shprehet se është diçka që mund të rregullohet mes tyre, pasi s’mund t’i “thyejë”.