Ky imazh mund të tregojë se çfarë shoku/shoqeje je. Më saktë, nëse je oratori e bisedës apo një introvert vetëm duke përcaktuar se çfarë vure re të parën.
Zebra
Nëse je tërhequr menjëherë prej dy zebrave, e ke shumë të lehtë për të hyrë në bisedë dhe të krijosh miqësi. Ti e di se çfarë të tjerët duan të dëgjojnë dhe mund t’i bësh të veprojnë sipas dëshirës tuaj. Por kur bëhet fjalë për probleme më të mëdha, i mban për vete dhe i beson vetëm miqve të ngushtë ose familjes.
Luani
Në rast se pe luanin të parin, ka më shumë gjasa që të pëlqen të rrish vetëm. Parapëlqen të dalësh me miqtë herë pas here, por thellë-thellë je introvert dhe e vlerëson kohën me veten. Rrallë e ngre zërin ndaj të tjerëve sepse e kupton që duke bërtitur nuk arrin asgjë.
Linku: https://metro.co.uk/2023/09/22/this-optical-illusion-reveals-what-kind-of-friend-you-are-19542108/
Foto: Freepik.com