Home Lifestyle Dolce&Gabbana prezanton koleksionin e ri
Dolce&Gabbana prezanton koleksionin e ri
0

Dolce&Gabbana prezanton koleksionin e ri

0
0

Marka luksoze italiane Dolce & Gabbana prezantoi koleksionin e ri të veshjeve në Javën e Modës në Milano.

Nga kostumet e deri tek një sërë fustanesh për gra ajo që mbizotëroi në këtë koleksion ishin dizajnet asimetrike ndërsa veshjet ishin të gjitha në ngjyra bardh e zi.

Stilistët e njohur Domenico Dolce dhe Stefano Gabbana i veshën modelet e tyre me fustane dantellë të zeza transparente, por veshjet e brendshme u shfaqën më shumë se zakonisht në këtë koleksion të ri Dolce & Gabbana duke dalë kështu në plan të parë.

Ajo që hapi sfilatën e quajtur thjesht ‘Gruaja’ ishte  modelja Vittoria Ceretti.

Sfilata përshkruan më së mirë edhe idenë e koleksionit të ri të Dolce & Gabbana, një grua me vetëbesim, por dhe joshëse.

Përveç Vittoria Ceretti, modele të tjerra që morën pjesë ishin Deva Cassel, Naomi Cambell, Irina Shayk, Ashley Graham etj.

Për aksesorë u zgjodhën çanta të vogla dore.

Java e Modës në Milano, ku marrin pjesë disa nga markat më të njohura të industrisë së modës si Giorgio Armani, Versace, Guçi dhe Prada ku prezantojnë koleksionet e tyre, përfundon të hënën.

Linku: https://www.instagram.com/dolcegabbana/?hl=en

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/dolcegabbana/?hl=en

tags: