Home Lifestyle Qëndrimi ulur për 10 orë shton rrezikun e demencës
Qëndrimi ulur për 10 orë shton rrezikun e demencës
0

Qëndrimi ulur për 10 orë shton rrezikun e demencës

0
0

Qendrimi ulur për 10 orë në ditë shton riskun për t’u prekur nga demenca. Por si antidote shërben aktivitetit fizik. Një studim i universiteit të Californisë në Los Angelos dhe i publikuar në revistën mjekësore “Jama” qëndrimi për shumë orë ulur, edhe pse i alternuar me qëndrime të shkurtra në këmbë, bën shumë dëm për organizmin e njeriut dhe ndikon thellësisht në shfaqjen e sëmundjeve të degradimit të trurit.

Kërkuesit janë bazuar në të dhënat e rreth 60 mijë vullnetarëve, të cilët janë monitoruar për një javë 24 orë mbi 24 orë.

Pas ndarjes së kategorive dhe efekteve që mund të kenë faktorë si mosha, gjinia, niveli i edukimit, etnia, sëmundjet kronike, rreziku gjenetik, stili i jetës, aktiviteti fizik, shëndeti mendor, veset etj, autorët kanë vërejtur se jeta sedentare dhe qendrimi ulur për 10 orë në ditë ndikon shumë dhe në mënyrë të shpejtë në rrezikun e prekjes nga alzheimer dhe gjithë gama e sëmundjeve të tilla.

Duhet patur parasysh që në një popullsi si ajo e SHBA, mesatarisht një amerikan qëndron ulur rreth 9.5 orë në ditë. Këtu specifikohet fakti se jeta dhe puna në ditet e sotme të çon të plotësosh këtë kohë duke qëndruar ulur, duke marrë parasysh orët ulur në punët e zyrave që janë rreth 8 të tilla çdo ditë, orët e qëndrimit në timon, por më pas edhe në shtëpi. Pra kush ka këtë ritëm, duhet të kryejë patjetër aktivitet fizik, ose të alternojë qëndrimet ulur me ecje për të evituar jo vetëm problemet fizike, por edhe ato të shëndetit mendor.

Linku: https://www.healthline.com/health-news/sitting-more-than-10-hours-a-day-may-increase-your-risk-of-dementia

Foto:Freepik.com

tags: