Home ShowBiz Britney Spears më në fund zbulon pse i preu flokët në vitin 2007
Britney Spears më në fund zbulon pse i preu flokët në vitin 2007
0

Britney Spears më në fund zbulon pse i preu flokët në vitin 2007

0
0

Pas 16 vitesh, këngëtarja e bujshme, Britney Spears më në fund ka zbuluar pse i preu flokët në mënyrë famëkeqe para se të futej nën konservator.

“Unë kam qenë aq shumë e parë duke u rritur. Më kishin parë lart e poshtë, njerëzit më tregonin se çfarë mendonin për trupin tim, që kur isha adoleshente. Rruajtja e kokës dhe aktrimi ishin mënyrat e mia për të shtyrë prapa”, shkruan ylli i popit në librin, “The Woman in Me”.

Megjithatë, Britney, 41 vjeç, vëren se sapo babai i saj, Jamie Spears, mori kontrollin e çështjeve të saj personale, mjekësore dhe financiare në vitin 2008, ajo nuk kishte më fjalë në jetën e saj të përditshme.

“Më bënë të kuptoja se ato ditë tani kishin mbaruar”, ndan ajo.

“Më duhej të rritja flokët dhe të kthehesha në formë. Më duhej të shkoja në shtrat herët dhe të merrja çfarëdo medikamenti që më thanë të merrja”, shtoi ajo.

Në mes të një sërë periudhash në rehabilitim, fituesja e “Grammy-t” hyri në studion e prerjes së flokëve në Kaliforni, në një natë në vitin 2007 dhe kërkoi që t’i rruante flokët e saj, aso kohe brune.

Pronarja e sallonit të bukurisë, Esther Tognozzi, refuzoi, kështu që Britney mori gjërat në duart e saj duke kapur një gërshërë dhe duke e kryer procedurën e prerjes vetë, ndërsa paparacët nxirrnin foto nga dritaret. Vetëm disa ditë më vonë, këngëtarja e “Toxic” u fotografua duke sulmuar makinën e një fotografi me një çadër.

Incidentet e njëpasnjëshme, të cilat ndodhën ndërsa ajo po kalonte një betejë divorci dhe kujdestarie me Kevin Federline, e bënë menjëherë Britney-n një personazh në tabloid.

Linku: https://www.independent.co.uk/arts-entertainment/music/news/britney-spears-shaved-head-2007-b2431501.html

Foto: https://www.instagram.com/britneyspears/?hl=en