Home ShowBiz Ngritën zërin në mbrojtje të popullit palestinez, familja Hadid kërcënohet me jetë
Ngritën zërin në mbrojtje të popullit palestinez, familja Hadid kërcënohet me jetë
0

Ngritën zërin në mbrojtje të popullit palestinez, familja Hadid kërcënohet me jetë

0
0

Gigi Hadid dhe familja e saj thuhet se kanë marrë kërcënime me vdekje pasi kanë mbështetur publikisht Palestinën.

Modelja gjysmë palestineze, ka ngritur zërin për mbështetjen e saj ditët e fundit në mediat sociale në mes të konfliktit të vazhdueshëm izraelito-palestinez.

Pas reagimit që i bëri qeveria izraelite, tani është pohuar se jo vetëm Gigi, por edhe familja e saj kanë marrë kërcënime me vdekje për mbështetjen e tyre për Palestinën, çfarë i ka detyruar të ndërmarrin veprime.

Gigi dhe familja e saj, duke përfshirë motrën supermodele Bella, vëllain Anwar dhe prindërit Yolanda dhe Mohamed, të gjithëve u është dashur të ndryshojnë numrat e tyre të telefonit mes kërcënimeve.

Jo vetëm kaq! Familja në fjalë ka marrë kërcënime të tmerrshme edhe përmes e-mailit, rrjeteve sociale dhe telefonave të tyre, pasi numrat e tyre raportohet se u zbuluan në internet.

Linku: https://www.the-express.com/entertainment/celebrity-news/115403/gigi-hadid-family-death-threats-palestine-support

Foto: https://www.instagram.com/gigihadid/?hl=en