Qeveria dhe ekspertët paralajmërojnë, se japonezët nuk po bëjnë gjumë mjaftueshëm cilësor, duke rrezikuar probleme shëndetësore, acarim dhe humbje të fokusit në punë.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies së Japonisë i ka bërë thirrje publikut që të flejë më gjatë dhe më mirë, pasi dy raporte të fundit përcaktuan, se japonezët nuk po flenë mjaftueshëm.
Dhe ekspertët theksojnë se mungesa e gjumit është shkaku kryesor i shumë sëmundjeve, ankesave për shëndetin mendor dhe produktivitetit të dobët në vendin e punës.
Autoritetet publikuan listën e udhëzimeve për sasinë e duhur të gjumit në fillim të tetorit (2023) dhe do të nxjerrin një raport të plotë deri në fund të vitit. Lëvizja u nxit pjesërisht nga një studim i kryer në vitin 2021 nga Organizata për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim që tregoi se japonezët flenë mesatarisht shtatë orë e 22 minuta në natë.
Kjo ishte sasia më e vogël e gjumit nga 33 kombet e përfshira në studim. Në Japoni, 37.5% e meshkujve dhe 40.6% e femrave flenë mesatarisht më pak se gjashtë orë në natë.
Një raport i veçantë tregoi rezultate edhe më alarmante, studiuesit nga Universiteti Kombëtar i Singaporit dhe kompania finlandeze e teknologjisë shëndetësore Oura Health Oy përcaktuan se japonezët mesatarisht flenë vetëm 6.1 orë në natë, më pak se subjektet e testimit nga ndonjë prej 34 vendeve të tjera.
Ministria japoneze e Shëndetësisë tani po rekomandon që të rriturit të marrin një minimum prej gjashtë orësh, fëmijët e shkollave të mesme dhe të nivelit të ulët të marrin nga tetë deri në 10 orë dhe fëmijët e shkollave fillore të qëndrojnë në shtrat nga nëntë deri në 12 orë.
Linku: https://www.mattresssaleliquidators.com/single-post/why-does-japan-have-a-sleep-deprivation-problem/
Foto: Freepik.com