Home Business / Technology TikTok teston videot 15 minutshe
TikTok teston videot 15 minutshe
0

TikTok teston videot 15 minutshe

0
0

TikTok po teston mundësinë që përdoruesit të ngarkojnë video me kohëzgjatje 15 minuta.

Gjigandi i medias sociale tha se limiti i ri po testohet në rajone të zgjedhura me një grup të kufizuar përdoruesish, por nuk ka dhënë detaje të tjera për “TechCrunch”. Opsioni i ri do të shtojë limitin e videove nga 10 minuta në 15.

Ndryshimi u vu re nga një përdorues i rrjeteve sociale, Matt Navarra i cili postoi një ‘screenshot’ të një mesazhi ndaj përdoruesve  që mund të përdorin opsionin e ri. Sipas fotos, përdoruesit mund të ngarkojnë video më të gjata si nga aplikacioni celular ashtu edhe nga ai ëeb.
Ky opsion mund të jetë i dobishëm për përdoruesit që postojnë receta gatimi, këshilla bukurie, përmbajtje educative. Opsioni i ri tregon se TikTok po përpiqet të tërheqë përdorues që zakonisht postojnë video të gjata.
Për më tepër, platforma po teston videot horizontale në disa vende të përzgjedhura. Sa i përket videove 15-minutëshe, nuk dihet ende se kur opsioni do të jetë i disponueshëm për të gjithë përdoruesit e platformës.

Linku: https://mashable.com/article/tiktok-15-minute-videos

Burimi i fotos:pexele.com

tags: