Olsa Muhameti ka qenë e ftuara e rradhës në “Më lër të flas”. Autorja e një sërë programesh ka folur për një fenomen shumë të ndjeshëm siç është ulja e lindshmërisë.
Ajo ka ndarë me publikun edhe detaje mbi lidhjen më të gjatë që ka pasur, e cila ka zgjatur plot 10 vite.
E pyetur se kur mendon të martohet dhe të lindë fëmijë, autorja e emisionit “Për’puthen” u përgjigj kështu:
“Unë s’e kam aspak problem të gjej dikë dhe të lind fëmijë, por s’ka qenë zgjedhja ime deri më tani…”
“Mami më ka pyetur njëherë: ‘A je e lumtur?’ Dhe unë iu përgjigja ‘PO”
“Kur të mos jem më e lumtur kështu, do gjej një partner me të cilin do martohem dhe do sjell në jetë një fëmijë”.
Linku: https://www.youtube.com/watch?v=wsm0H7tC2Zw
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/olsamuhameti/