Home Lifestyle Pse disa njerëz i kanë frikë kllounët?
Pse disa njerëz i kanë frikë kllounët?
0

Pse disa njerëz i kanë frikë kllounët?

0
0

Shkencëtarët kanë zbuluar arsyen përse disa njerëz tremben nga kllounët dhe kjo nuk lidhet domosdoshmërisht me përvoja të frikshme të fëmijërisë.

Në të vërtetë, frika lidhet me disa karakteristika të kllounëve, thuhet në një survejim nga psikologët amerikanë.

Kërkuesit e Universitetit të Uellsit Jugor vëzhguan më shumë se 500 persona që frikësohen nga kllounët, një frikë e njohur si coulrophobia dhe gjetën disa arsye të habitshme pas fobisë.

Disa persona tremben nga portretizimi i tyre i frikshëm në disa filma, si Pennywise në versionin e vitit 2017 të “It”.

Elementë të pamjes së kllounit si tufat shumëngjyrëshe të flokëve dhe hunda e madhe e kuqe janë një tjetër arsye.Philip Tyson, një profesor psikologjie në Universitetin e Uellsit thotë se çdo vit një përqindje e vogël e studentëve tregojnë se kanë frikë nga kllounët. “Një nga zbulimet më interesante është se përjetimi i një eksperience të frikshme me një klloun nuk ishte kontribuesi kryesor në këtë frikë”, tha ai për “Ëashington Post”.

Një nga arsyet që pjesëmarrësit përmendin është se nuk i dihet kurrë se çfarë mendon një klloun. Buzëqeshja e vizatuar në fytyrën e tyre ose fytyra e ngrysur e bën të vështirë të hamendësosh se ç’po mendojnë.

Linku: https://www.washingtonpost.com/wellness/2023/10/30/fear-of-clowns-coulrophobia/

Foto:Freeepik.com

tags: