Djersitje e madhe.
Edhe nëse arrini atje në kohë, e gjeni veten të djersitur për shkak të nxitimit. Shtimi i kohës shtesë në udhëtimet tuaja është jetike për të shmangur këtë përshtypje. Personi tjetër mund t’ju shohë si tepër nervoz ose të pakëndshëm në mjedisin tuaj.
Një shtrëngim duarsh i lehtë.
Mbani në mend se mënyra se si shtrëngoni duart tregon shumë për karakterin tuaj (sipas hulumtimeve të sjelljes). Një shtrëngim duarsh i fortë tregon besim të plotë, plus një prani komanduese që nuk e mposht personin tjetër.
Gjuha e dobët e trupit.
Edhe pse nuk jemi të vetëdijshëm për këtë, disa poza mund të dërgojnë sinjale pozitive në tru. Dhe ju lejon të bëni gjëra duke qenë më të relaksuar dhe më të sigurt.
Shfaqja e nervozizmit.
Por vjen momenti ku nervozizmi bëhet shumë shpërqendrues për personin tjetër.
Jo të gjithë do t’i shohin ato si shenja nervash. Disa njerëz mund të mendojnë se ju nuk po i dëgjoni ose nuk jeni të interesuar të flisni.
Të mos thuash asgjë.
Po – është gjë e keqe të jesh shumë i heshtur ose i rezervuar kur takohesh me njerëz të rinj. Thjesht duke thënë “Përshëndetje. Si jeni?” NUK mjafton.
Tregoni gjithmonë entuziazëm. Jini proaktiv në shkëmbimin e ideve me njerëzit që sapo keni takuar. Drejtoni bisedën në një mënyrë që të lejoni të dyja palët të njihen me njëri-tjetrin. Kështu do të bini në sy.
Linku: https://www.realmenrealstyle.com/nail-first-impression/
Burimi i fotos: pexele.com