Home Lifestyle 10 vlerat e mëdha të lakrës së vogël
10 vlerat e mëdha të lakrës së vogël
0

10 vlerat e mëdha të lakrës së vogël

0
0

Lakra e vogël mbron ADN-në

Lista e AgroWeb mbi vlerat e lakrës së vogël nis me faktin që ajo mbron ADN-në, ose molekulën që përmban të gjitha karakteristikat tona gjenetike. Përbërësit që gjenden tek lakra e vogël bllokojnë aktivitetet e dëmshme të disa enzimave, shënjestra e të cilave janë padyshim molekulat e ADN-së në qelizat e bardha të gjakut.

Mbështet sistemin kardiovaskular

Një nga vlerat më të famshme të lakrës së vogël është aftësia për të mbajtur nën kontroll inflamacionin dhe shëruar enët e gjakut nga dëmet e shkaktuara prej tij. Lakra e vogël përmban një sërë elementësh që parandalojnë sëmundjet e zemrës.

Burim i pasur fibrash

Ne kemi nevojë për shumë fibër në dietën tonë, në mënyrë që të kemi një sistem tretës sa më të mirë. Këto perime janë një burim i pasur fibrash dhe në një racion prej 100 gramësh do të merrni 4 gramë fibër. Kjo sasi është 15% e dozës së rekomanduar ditore për femrat.

Ofrojnë Vitaminën K

Lakrat e vogla janë veçanërisht të pasura me Vitaminë K, për të cilën kemi nevojë të mbajmë kockat shëeuml;ndetplotë dhe të parandalojmë kalcifikimin e trupit. Mjafton një filxhan me lakra të vogla në ditë, që ju të merrni dyfishin e dozës së rekomanduar ditore të vitaminës K për të cilën keni nevojë.

Ndihmon me detoksifikimin

Vlerat shëndetësore të lakrës së vogël përfshijnë edhe aftësinë e saj për detoksifikimin e organizmit. Lakra e vogël përmban një substancë të quajtur glucosinolates, që ndihmon enzimat në proçesin e detoksifikimit.

Përmbajnë shumë antioksidantë

Kjo perime përmban shumë flavonoidë si dhe shumë vitamina si A, C, K, B-6, minerale dhe selen, të cilat ndihmojnë trupin të jetë më i mbrojtur ndaj efekteve të dëmshme të stresit oksidues.

Luajnë rol anti-inflamator

Nëse konsumoni lakra të vogla do të keni një mbrojtje më të madhe ndaj inflamacionit kronik në organizëm.

Burim i pasur vitamine C

Një tjetër vlerë shëndetësore e lakrës së vogël është përmbajtja e lartë e vitaminës C. Në një racion prej 100 gramë do të merrni 100% të dozës së rekomanduar ditore të vitaminës C, sepse këto perime përmbajnë më shumë vitaminë C se sa portokallet. Vitamina C luan një rol të rëndësishëm në organizëm, duke ndihmuar në forcimin e sistemit imunitar dhe uljen e tensionit të lartë të gjakut.

Ul kolesterolin

Lakra e vogël ka aftësi të ulë nivelet e larta të kolesterolit. Për shkak të përmbajtjes së lartë të fibrës që përbën 15% të dozës së rekomanduar ditore, këto perime janë shumë të mira për uljen e kolesterolit.

Burim i shkëlqyer vitaminash dhe mineralesh

Një racion me lakër të vogël ju fal vlera pafund. Do të merrni 100% të dozës së rekomanduar të vitaminës K, vitaminë C, vitaminë B dhe një sërë mineralesh të tjera si: zinku, kalciumi, magnezi, kaliumi dhe fosfori.

Linku: https://www.healthline.com/nutrition/benefits-of-cabbage

Foto: Freepik.com

tags: