Home ShowBiz Juliana Nura reagon e zhgënjyer pas eleminimit nga ‘Dancing With The Stars’
Juliana Nura reagon e zhgënjyer pas eleminimit nga ‘Dancing With The Stars’
0

Juliana Nura reagon e zhgënjyer pas eleminimit nga ‘Dancing With The Stars’

0
0

Juliana Ka reaguar pas eleminimit nga Dacing With The Stars. Ajo është shprehur e befasuar dhe e zhgënjyer nga ky vendim pasi sipas saj performancat e tyre nuk ishin në atë gjendje sa për tu eleminuar ajo.

‘Unë isha e shokuar, nuk e di se çfarë kam folur në ato momente. Ne hapëm garën dhe në momentin e parë që Iliri filloi të fliste, ai filloi me negativet. Dihet që ne kemi qenë gjithmonë me pikët më të larta, gjithmonë në vendin e dytë, të tretë dhe të katërt, për tetë puntata. Vjen puntata e nëntë, Iliri fillon të flasë dhe është negative ajo çfarë fliste, më pas rrodhi tek Valbona, tek Olta, ndërsa Lori ishte ajo që tha diçka pozitive për ne të dy. Kur thotë Dioni që është një super koreografi, një super kërcim dhe ia dole mirë, unë u çudita pak dhe nuk e prisja pak. Unë mendoj që juria vendos në fund dhe jo publiku. Nuk e kemi parë kund sa ka votuar publiku, por juria vendosi që të iknim këtë puntatë.

Jam shumë e mërzitur, shumë e dëshpëruar nga situata si rrodhi dhe jam shumë e prekur. Kur ndodh diçka të përgatisin, siç kanë përgatitur Enin me dal, dhe unë në një puntatë nga shkalla 10 zbrita në shkallën 0. Kjo është shokuese që kam dhënë shumë, kam dhënë shumë financiarisht për këtë program, kam ndërruar shtëpinë në Tiranë, kam ndërruar shtetin, kam paguar të gjitha gjërat. Kam shpenzuar shumë gjëra emocionalisht, me orë të tëra, edhe Dioni ka bërë këtë gjë dhe e falënderoj. Kur mblidhen të gjitha këto, thua për çfarë e kam bërë këtë që të nënvlerësohem dhe mendoj që nuk ka qenë kërcimi jonë më i keq atë natë’, u shpreh Juliana Nura.

Linku: https://www.youtube.com/watch?v=pl20K9ebRpk

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/iamjuliananura/

tags: