Amadea dhe Haris dolën çift nga Love Island por lidhja e tyre nuk zgjati shumë. Sipas Amadeas arsyeja ishte tradhtia.
Së fundmi e ftuar në emisionin e Rudinës teksa Amadea fliste për këtë raport një mesazh erdhi nga ana e Harisit.
Haris dërgoi një mesazh zanor si përgjigje për deklaratat e saj.
“Unë nuk dua të flas për të shumë se e kam në mendjen time çfarë ka ndodhur dhe për mua ka ndodhur më së miri ajo që ka ndodhur, që jam ndarë me Amadean. Por çfarë po thotë ajo s’është e vërtetë! Amadea e di pse e kemi mbyllur situatën pasi unë kam patur probleme këtu në Angli.
Kam pasur punë dhe s’kam patur kohë të vij prapë në Shqipëri. Kam patur shumë gjëra për të bërë dhe normale i thashë që për ta bërë lidhjen të fortë duhet të kemi kohë për njëri-tjetrin. Dhe unë i thashë nuk kam kohë për të të dhënë 100% dhe e ka marrë si gjë të keqe”-tha ai.
Linku: https://www.youtube.com/watch?v=PpN0pMunyEE
Burimi i fotos:https://www.instagram.com/explore/tags/harisamadea/