0
0
Vajza e Ledina Çelos feston sot 2 vjetorin dhe e ëma nuk ia ka kursyer as urimet tradicionale të të bërit 100 vjeç, e as këngën tipike. Këngët e kënduara nga nëna vijnë gjithmonë ngrohtë për veshin e shpirtin, dhe kësaj ngrohtësie i shtohen disa doza kënaqësie kur nëna është edhe këngëtare. Megjithatë pas disa urimeve, ai më i veçanti dhe emocionuesi ishte urimi për të dy fëmijët. Ata po qëndronin të dy të lumtur dhe mami Ledina i uroi: “Kështu qofshi të lumtur bashkë”. Kjo është dëshira më e madhe e çdo prindi, që fëmijët të jenë gjithmonë të bashkuar!
Gëzuar ditëlindjen Perianna!
Një pamje të tillë çdo nënë e adhuron:
https://www.instagram.com/p/BMDyjz5BSol/?taken-by=ledinacelo&hl=enLink: https://www.instagram.com/p/BMDyjz5BSol/?taken-by=ledinacelo&hl=en