Është momenti për të shkëlqyer! Fundviti është periudha kur vajzat duhet të nxjerrin xixat, tonet e syve me shkëlqim, buzëkuqët metalikë dhe “highlighter”-in më të ndritshëm që kanë për ta kthyer fytyrën në një top xixëllues.
Sigurisht nuk ka pse në mbrëmjen e Vitit të Ri të përdorni të gjithë arsenalin tuaj sepse mjafton edhe një ton sysh me xixa por ka shumë ide të cilat mund t’i testoni dhe ta prisni ndërrimin e viteve me shkëlqim.
Akull
Hailey Bieber përdori një ton sysh thuajse transparent dhe me shkëlqim për të arritur këtë efekt. Mund ta zgjasni edhe drejt tëmthave për ta bërë edhe pak më ‘extra’.
“Smokey” dhe gurë
Mbrëmja e Vitit të Ri ka nevojë për pak shkëlqim. Këtë mund ta arrini edhe nëse zgjedhjet tuaja janë klasike siç është “smokey eye”. Vendosni disa gurë në madhësi të ndryshme dhe do të keni një rezultat tërësisht tjetër.
Buzë metalike
Vajzat ‘cool’ e dinë se ndonjëherë nuk ka nevojë për shumë mundim. Mjafton një buzëkuq me një ngjyrë të fortë dhe shkëlqim metalik, madje mund t’i shtoni edhe një shkëlqyes transparent.
Linku: https://www.cosmopolitan.com/style-beauty/beauty/g29507857/new-years-eve-makeup-ideas/
Foto: https://www.instagram.com/haileybieber/