Keni nisur të mendoni për dhuratat e fundvitit apo jeni nga ata që i lini për momentin e fundit? Cilado qoftë, dhënia e dhuratave është diçka e çuditshme por thelbësore për qenien njerëzore.
Njerëzimi ka pësuar ndryshimet e tij, por dhuratat janë një traditë që e ka shoqëruar prej lashtësisë. Një antropolog në Study Finds, ngre pyetjen: Pse njerëzit dhurojnë diçka të vlefshme kur mund ta përdorin vetë?
Si fillim, ku qëndron fuqia e një dhurate?
Dhuratat mund të përdoren për gjëra të ndryshme. Disa psikologë kanë vënë re një “shkëlqim të ngrohtë” që lidhet me dhurimin. Teologët shprehen se dhurimi është një formë për të shprehur vlerat morale si dashuria, mirësia dhe mirënjohja në katolicizëm, budizëm apo islamizëm. Filozofët nga Seneka te Niçja i quajnë dhuratat si demonstrimi më i mirë i bujarisë. Dhuratat janë shumë të rëndësishme në festa si Hannukah, Krishtlindjet, Kwanzaa etj.
Nga të gjitha shpjegimet, antropologu veçon atë të Marcel Mauss që daton në vitin 1925. Sipas tij, kjo sjellje është e pranishme në pjesën më të madhe të shoqërive njerëzore. Ne dhurojmë edhe pse nëse do t’i mbanim do të dukej se do të ishte më ekonomike dhe evolucionare.
Dhuratat formojnë tre veprime të ndryshme por të lidhura. Dhënia, marrja dhe kthimi i tyre.
Dhënia përcakton virtytet e dhuruesit. Ai shpreh bujarinë, mirësinë dhe nderin.
Marrja tregon vullnetin e dikujt për të pranuar nderimin. Marrësi tregon bujarinë e tij sepse është i gatshëm të pranojë çfarë i dhurohet.
Linku: https://studyfinds.org/whats-the-point-of-giving-gifts/
Foto: https://studyfinds.org/whats-the-point-of-giving-gifts/