Princ Leka dhe Elia Zaharia flitet se i kanë dhënë fund martesës së tyre.
Prej kohësh lajmi ka qarkulluar në media dhe një gjë e tillë u konfirmua edhe në ditën e Krishtlindjes, ku Leka dhe Elia Zaharia publikuan foto vetëm me vajzën e tyre, ndryshe nga vitet e tjera.
E mesa duket Leka jo vetëm është ndarë nga Elia Zaharia, por ka krijuar edhe një lidhje të re dashurie.
Ditët e fundit flitet se Leka është në një lidhje dashurie me fotografen e tij.
Burime pranë “Living” thonë se pas aparatit qëndron e dashura e re e Lekës, të cilën ky i fundit e ka bërë tag edhe në postimet e tij.
Bëhet fjalë për Blerta Celibashin, që punon si gazetare për marrëdhënien me median dhe që është e angazhuar dhe si fotografe.
Linku: Living
Burimi i fotos: https://www.facebook.com/photo/?fbid=874804284010532&set=pcb.874804404010520